Mediat spanjolle kanë zbuluar ditën e sotme detaje të tjera nga dështimi i transferimit të Nico Williams te Barcelona.
22-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te katalanasit, por në momentet e fundit vendosi të rinovonte për 10 vite me Athletic Bilbao deri në vitin 2035.
Sipas prestigjozes Sport, një ditë para se Williams të firmoste me Barcelonën, në telefonin e tij mori një mesazh në WhatsApp nga një njeri i rëndësishëm brenda klubit katalanas, në të cilin raportohet se thuhej “Hiq dorë nga Tainta dhe merr Jorge Mendes ose Pini Zahavi për t’u përfaqësuar”.
Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Inaki Williams, ndërsa Jorge Mendes dhe Pini Zahavi janë dy agjentët e tjerë që njihen për marrëdhëniet e ngushta me Barcelonën.
Si përfundim, Nico Williams vendosi t’i qëndrojë besnik agjentit të tij dhe refuzoi të firmoste me Barcelonën, pas këtij “kushti”.
Pikërisht një ditë pas këtij mesazhi, Tainta negocioi me Athletic Bilbao dhe gjeti gjuhën e përbashkët dhe ditën tjetër erdhi rinovimi mes palëve.