Partizani, e vetmja skuadër e Superiores me pushime

- Bota Sot

Partizani, e vetmja skuadër e Superiores me pushime

Skuadrat e Superiores vijojnë përgatitjet, disa për Europën dhe të tjera për fillimin e kampionatit të ri.Partizani në anën tjetër nga dje është me pushime.

Të kuqtë pritet të kthehen nga fundi i javës së ardhshme. Eliminimi në turin e parë të Ligës së Konferencës ka tronditur disi klubin e kuq.

Objektivat ishin të mëdha në këtë edicion, por asgjë nuk shkoi siç pritej. Kalju rezultoi kundërshtar mjaft i vështirë. Pushimet në këtë periudhë vijnë pasi Partizani e ka zhvilluar një fazë përgatitore në Ohër.

Në vazhdim mbetet të mësohet, nëse do të ketë sërish zhvendosje jashtë Shqipërisë. Fillimi i kampionatit është një muaj larg dhe rezervon fillimisht dy ndeshje në shtëpi.



Read it all at Bota Sot