Edhe sot është në zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Ish futbollisti i Flamurtarit të Vlorës, Sokol Kushta, edhe sot është në kujtesën e gjeneratave të mesme dhe të vjetra.
Depërtimi i tij karakteristikë dhe nga vija e 16-shit, duke dërguar një goditje që tronditi Beogradin, topi futet në këndin e epërm të majtë, aty ku shtylla bashkohen dhe portieri Fahrudin Omeroviqi mbetet i pafuqishëm.
Flamurtari ngushtoi humbjen në 2:1 në Beograd (më 30 shtator, 1987) dhe falë fitores në Vlorë me 2:0 e dërgoi në shtëpi Parttizanin në kuadër të Kupës UEFA.
Shkëndija e Tetovës, kampion i Maqedonisë së Veriut, ka nderuar me fanellën e saj Sokol Kushtën.
“Legjendë shqiptare në Tetovë!
KF Shkëndija nderon Sokol Kushtën, ikonën e futbollit shqiptar dhe shqiptarin e renditur në top 30 për çmimin “Futbollisti më i mirë i vitit në Europë” në vitin 1987”, - shkruan në faqen e KF Shkënidje.