Gjithçka është gati për turneun e madh të futbolllit në Preshevë.
Organizatorët premtojnë se ky turne do të jetë spektakël që gjatë do të mbahet në mend.
“Nga data 24 deri më 28 korrik 2025 organizohet Turneu i Luginës në futboll, një eveniment i jashtzakonshëm madhor sportiv me mbështetjen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit – FSHF, përkrahje të Komunës së Preshevës-Bujanocit, Qendrës Sportive “Presheva”, dhe klubeve futbollistike në Luginë të Preshevës.
Turneu do të zhvillohet në Preshevë - Stadiumi i qytetit, Bujanoc Salla sportive, dhe është i hapur për të gjithë fëmijët e interesuar, përfshirë:
Fëmijët e shkollës futbollit Lugina, Ternoci dhe Besa dhe fëmijët nga mërgata (diaspora).
Fëmijë jashtë shkollave të futbollit që dëshirojnë të jenë pjesë nga mosha 7-13 vjeç”, thuhet në njoftim.
Kalendari i ndeshjeve sipas grupmoshave:
E Enjte – 24 korrik (Preshevë)
U7 (2018–2019)
U9 (2016–2017)
E Premte – 25 korrik (Preshevë)
U11 (2014–2015)
E Shtunë – 26 Korrik (Bujanoc)
Ndeshje mikëse dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat
E Diel – 27 korrik (Preshevë)