Shqiptari dhuron “show” në Poloni

- Bota Sot

Shqiptari dhuron “show” në Poloni

Julian Shehu po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar, e ka nisur sezonin në mënyrë më të mirë të mundshëm, teksa realizoi një supergol në minutën e 40-të, në duelin ndaj Zaglebie, të vlefshëm për javën e parë. 

26-vjeçari bëhet kështu lojtari që e hap serinë e golave te Vidzev Lodz, në kampionat për sezonin 2025/2026. 

Me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, mesfushori e dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke bërë që në stadium të shpërthejë një festë elektrizuese.

Këto moment fantastik Shehu zgjodhi ta festojë duke bërë shqiponjën dykrenare me duar.  

Vlen të theksohet fakti, se titullar në këtë përballje te Vidzev Lodz, aktivizohet edhe Lindon Selahi, shqiptari tjetër, i cili u transferua në këtë merkato vere te skuadra polake nga kampionët e Rijekës..



Read it all at Bota Sot