Shehu: Nuk është e lehtë të fitosh të tilla

- Bota Sot

Shehu: Nuk është e lehtë të fitosh të tilla

Juljan Shehu ishte protagonist kryesor i fitores së sotme të Vidzev Lodz ndaj Zaglebie, në javën e parë të kampionatit polak.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të ndeshjes, që i dha tre pikët ekipit të tij në debutim.

“Jam i lumtur me paraqitjen time, me golin dhe tre pikët. Vlerësim maksimal për të gjithë pasi dhanë gjithçka.

Nuk është e lehtë të fitosh ndeshje të tilla”, tha Shehu pas përfundimit të takimit.

“Në ndeshjen e parë të sezonit, nuk ka rëndësi se sa je stërvitur dhe çfarë forme po kalon.

Ne morëm maksimumin e pikëve, gjithçka po shkon në drejtimin e duhur dhe jemi të lumtur. Tani të shohim për ndeshjen tjetër që kemi para nesh”, tha mesfushori në fund të sfidës.

Shehu është përmendur si një lojtar që mund të lëvizë gjatë merkatos së verës, pasi me paraqitjet e tij ka zgjuar interes jashtë Polonisë, Por Vidzev Lodz paralelisht po mundohet t’i rinovojë kontratën mesfushorit të Kombëtares shqiptare.



Read it all at Bota Sot