Klodian Duro “thyen” Tiranën

- Bota Sot

Klodian Duro “thyen” Tiranën

Ka përfunduar me rezultatin 2-3 ndeshja mes Tiranës dhe Lirisë, duel i fituar nga të besuarit e trajnerit të mirënjohur Klodian Duro.

Edhe pse tifozeria bardheblu e kishte mbushur plotë shkallët e kompleksit “Skënder Halili”, nuk ia dolën të merrnin fitoren.

Trajneri Vangjel Mile e nis kështu me humbje këtë aventurë në “timonin” e Tiranës.

Një sfidë e cila dhuroi lojë të bukur, emocione dhe 5 gola.

Gjithsesi, duhet thënë se kjo ishte një provë “gjenerale” në prag të sezonit të ri, ku të dy trajnerët aplikojnë skema dhe lojtarë të ndryshëm, duke pasuruar idetë..



Read it all at Bota Sot