Tronditen zikaltrit

- Bota Sot

Tronditen zikaltrit

Pas një fillimi spektakolar në merkato me katër goditje të mëdha dhe plot 180 milionë euro të shpenzuara, Real Madridi nuk ka ndërmend të ndalet.

Skuadra “Los Blancos” e drejtuar nga trajneri i ri Alonso ka siguruar tashmë emra të rëndësishëm si Aleksandër-Arnold, Kareras, Hauzen dhe Mastantuono, por strategjia e forcimit të ekipit vazhdon.

Me largimin e legjendës Luka Modriç dhe dëmtimin serioz të Xhud Bellingham, i cili do të mungojë për të paktën tre muaj pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull, mesfusha e Realit ka humbur shumë nga pesha dhe përvoja.

Edhe pse Arda Guler është një talent premtues, Alonso nuk dëshiron të vendosë të gjithë përgjegjësinë mbi supet e një 19-vjeçari. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Alonso ka kërkuar një përforcim të nivelit të lartë në mesfushë, një “Galaktik” të ri që të japë menjëherë cilësi dhe lidership.

Në listën e dëshirave ndodhen disa nga emrat më të spikatur të futbollit europian, ku mes tyre ndodhet edhe Barela Megjithatë, ai konsiderohet i paarritshëm për momentin për shkak të çmimit që e shoqëron, rreth 100 milionë euro ose më shumë, një shifër që Real Madridi nuk është më në gjendje ta paguajë pas investimeve të mëparshme.



Read it all at Bota Sot