Llapi i Podujevës nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime për edicionin e ri, me synime të qarta, të luftojë për trofe.
Kryetrajneri Tahir Batatina duket se e ka ndërmend të sjell edhe përforfime tjera.
“Fuad Ajvazi vishet bardhekaltër, nënshkruan me Llapin!
KF Llapi njofton arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Fuad Ajvazi, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
20-vjeçari, i cili vjen pas një edicioni të suksesshëm individual me FC Suharekën, rikthehet tek Llapi më i pjekur dhe i gatshëm për sfidat e reja. Me ardhjen e tij, shtohet konkurrenca dhe cilësia në repartin defanziv.
Ajvazi do t’i bashkohet ekipit nesër në fazën përgatitore në Ohër”, njofton KF Llapi.