Ka pesë vite që pret të debutojë me Realin

- Bota Sot

Ka pesë vite që pret të debutojë me Realin

Real Madrid nisi disa vite më parë një politikë me investime për futbollistë të rinj që vinin nga Amerika Latine, duke vënë bast për potencialin e tyre që në moshe të vogël, për të mos i blerë me shifra marramendëse vite më vonë.

Një taktikë që funksionoi me emra si Vinicius e Rodrigo, por kishte raste ku nuk shkoi ashtu siç mendohej.

Shembulli konkret është Reinier Zhezus, sulmuesi brazilian i cili prej pesë vitesh pret ende mundësinë e tij për të debutuar me ekipin e parë të “los blancos”. Dhe eksperienca e tij në Madrid, do të mbyllet pa e bërë një gjë të tillë.

Në vitin 2020, ai u ble nga Flamengo për rreth 30 milionë euro, kur ishte ende adoleshent, për t’u “parkuar” te Kastija në pritje të shpërthimit të tij. Por ai moment në ekipin e parë nuk erdhi dhe për sulmuesin nisën disa huazime në skuadra si Borusia Dortmund, Zhirona, Frozinone e Granada, pa ia dalë as aty të tregonte sa vlente.

Tani lojtari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Realin por në klub i kanë bërë të qartë që të gjejë një sistemim të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e Çabi Alonsos, duk mbyllur aventurën e lojtarit pa qenë asnjëherë protagonist me ekipin e parë.



Read it all at Bota Sot