Adriano Galliani “bekon” dyshen Tare-Allegri!
Ish-administratori i deleguar i Milan-it, Adriano Galliani, është pyetur mbi drejtuesit e rinj të “djallit” gjatë darkës së bamirësisë “Gala Dinner Benefico United”.
“Mendoj se Igli Tare dhe Allegri janë dyshja e duhur për të ardhmen e Milanit prandaj them se nuk kanë nevojë për këshillat e mia”, tha Galliani.
80-vjeçari ka qenë administrator i deleguar i Milanit në periudhën 1986-2017 kur djalli zikaltër fitoi plot pesë herë Champions League dhe tetë herë Serinë A italiane.