Jasir Asani ka rigjetur golat me Guangju. Për herë të fundit shënoi më 18 korrik, ndërsa Guangju u mposht 2 me 1 në transfertën e Suon.
Asani është tashmë në kuotën e shtatë golave në kampionat.
Dhe këtë fakt e ka kujtuar sot.
“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, shkruan fillimisht Asani. Më pas e shoqëron me një tjetër foto:
“Kurrë mos e humb buzëqeshjen”.
Asani ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit me klubin korean. Pritej shitja e kartonit të 30-vjeçarit në Japoni, por bllokimi i merkatos për Guangju ka bërë që ta mbajnë për shkak të mungesës së alternativave.