Lionel Messi ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit, duke kaluar përfundimisht rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo, për numrin më të madh të golave jo nga penalltia në karrierë.
Superylli argjentinas arriti në 764 gola të tillë, duke kaluar Ronaldon që ka 763, pas dopietës që realizoi në fitoren 5-1 të Inter Miami ndaj NY Red Bulls në MLS.
Edhe më mbresëlënëse është fakti që “Pleshti” e arriti këtë rekord 167 ndeshje më pak se rivali i tij portugez, duke dëshmuar edhe një herë efikasitetin dhe talentin e tij të pakrahasueshëm.
Ky rekord vjen në një sezon ku Messi po shkëlqen sërish, duke udhëhequr Inter Miami-n me gola, asistime dhe spektakël, së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona: Suárez, Alba dhe Busquets.