Aventurë e re për liderin e Kukësit

- Bota Sot

Aventurë e re për liderin e Kukësit

Para pak kohësh, Redon Danaj u largua përfundimisht nga Kukësi.

Tashmë mesfushori 24-vjeçar ka arritur marrëveshjen me ekipin e tij më të ri që po ashtu militon në Kategorinë e Parë.

Danaj është tashmë lojtari më i ri i Besës së Kavajës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kavajas nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

“Redon Danaj verdhezi. Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin Redon Danaj , i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar .

Mesfushori vjen pas aventurës me Kukësin në Kategorinë e Parë dhe ka firmosur për 2 vite me ekipin tonë”, shkruan Besa.



Read it all at Bota Sot