Granit Xhaka vendos përfundimisht se ku do luajë sezonin e ri

- Bota Sot

Granit Xhaka vendos përfundimisht se ku do luajë sezonin e ri

Pavarësisht interesimit të disa ekipeve në liga të ndryshme, Granit Xhaka nuk do të largohet nga Gjermania dhe do të vazhdojë deri në fund të kontratës me Bayer Leverkusen.

Edhe pse propozimet e ardhura nga Fenerbahce, Sunderland, ekipet e Serisë A, apo dhe oferta e majme e ardhur nga liga arabe, ishin të gjitha interesante, Granit Xhaka ka vendosur të qëndrojë te Leverkusen, për shkak të familjes.

Gazetari belg, Sacha Tavolieri, tregon se familja e Xhakës ka ngurruar të shpërngulet diku tjetër, një faktor që ka ndikuar ndjeshëm në vendimin për të qëndruar te Leverkusen.

Po ashtu Xhaka ka folur me trajnerin e ri të “Aspirinave” Erik ten Hag dhe holandezi i ka treguar se e sheh atë si pjesë kyçe të projektit që ka në mendje dhe nuk dëshiron largimin e tij.

Xhaka u transferua te Leverkusen në vitin 2023 kur la Arsenalin dhe iu bashkua “Aspirinave” për 25 milionë euro dhe shumë shpejt u bë një figurë kyçe për ekipin. Sot, vlera e tij është 15-20 milionë euro, të paktën kaq kërkoi së fundmi Leverkusen për ekipet e interesuara për shqiptarin.



Read it all at Bota Sot