Ederson drejt largimit nga City

- Bota Sot

Ederson drejt largimit nga City

Portieri brazilian, Ederson mund të largohet nga Manchester City.

Dëshira e Guardiolas për të investuar në një portier si dhe forma e dobët që kishte treguar braziliani gjatë sezonit të kaluar, kanë bërë klubin që të rikonsiderojnë opsione tjera në portë.

Sipas raportimeve në Turqi, Ederson ka arritur marrëveshje me kampionin turk, Galatasaray me kampionin turk të cilët janë pa portier që nga pensionimi i uruguajanit, Fernando Muslera.

Galatasaray tani do të hyjë në negociata me Cityn për një tarifë transferimi për brazilianin, i cili ka vetëm një vit në kontratën e tij aktuale.

Sezonin që lamë pas, ai bëri rreth 40 paraqitje ku arriti të mbante 13 herë portën e paprekur.



Read it all at Bota Sot