Kombëtarja e vajzave me staf të ri

- Bota Sot

Kombëtarja e vajzave me staf të ri

FSHF ka konfirmuar dy zëvendës-trajnerë për Kombëtaren e vajzave.

Ata do të jenë Luçije Gjini dhe Ylli Bakaj. Xhoen Tungu ndërkohë do të  ketë rolin e video-analistit.

Njoftimi i FSHF-së:

“Stafi teknik i ekipit kombëtar A për vajza ka pësuar disa ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se Luçije Gjini dhe Ylli Bakaj janë emëruar zëvendës-trajnerë të rinj të ekipit.

Po kështu, stafit i është shtuar edhe Xhoen Tugu, si video-analist.

Të dy trajnerët janë të pajisur me licencën UEFA A dhe janë të gatshëm të sjellin eksperiencën e tyre në shërbim të skuadrës. Sakaq, Tugu është video-analist edhe në ekipin kombëtar U-21.

FSHF i uron suksese dy zëvendës-trajnerëve të rinj dhe video-analistit në rrugëtimin me ekipin kombëtar të vajzave”.



Read it all at Bota Sot