Ja si ndryshon Barcelona me ardhjen e Rashford

- Bota Sot

Ja si ndryshon Barcelona me ardhjen e Rashford

Marcus Rashford do të huazohet te Barcelona me detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Sulmuesi anglez bën realitet dëshirën e tij të madhe për të veshur fanellën e Barcelonës, për të cilën ka bërë një sakrificë të madhe duke ulur ndjeshëm rrogën, si dhe ka refuzuar klube të ndryshme.

Nga ana tjetër, Barcelona forcohet me një lojtar që pëlqehet shumë nga Hansi Flick.

Trajneri gjerman është i bindur se do dijë si të marrë më të mirën prej Rashford.  Një nga pikat e forta të anglezit është se mund të mbulojë më së miri dy pozicione.

Së pari si anësor i majtë në sulm, pikërisht kjo është arsyeja kryesore pse e transferoi Barcelona. Ky pozicion është edhe për etë Rashford më i preferuar dhe ka treguar efikasitet në atë rol.

Por, Rashford mund të luajë edhe si sulmues i mirëfilltë. E ka bërë këtë gjë te Manchester United apo edhe tek Aston Villa së fundmi. Anglezi mund të jetë një zëvendësues i mirë për Robert Lewandowski-n në majë të sulmit.



Read it all at Bota Sot