Behar Feta bëhet me skuadër të re

- Bota Sot

Behar Feta bëhet me skuadër të re

Behar Feta është bërë me skuadër të re, duke u transferuar te NK Aluminij. 

Sulmuesi anësor 22-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Domzhales si lojtar i huazuar nga Maribori, ndërsa te skuadra e re kalon si lojtar i lirë. Behar Feta ka nënshkruar kontratë për dy sezonet e ardhshme, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

Behar Feta ka regjistruar tridhjetë paraqitje në kampionatin elitar slloven.

Ai ka qenë gjithashtu pjesë e të gjitha përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë së Veriut.

“Ndihem mirë, shokët e skuadrës më kanë pritur ngrohtësisht.

Nga e kaluara e njoh edhe Emir Saitoskin, me të cilin kemi qenë bashkë në përfaqësuese.

Pas Mariborit dhe Domzhales, është koha që ta shfrytëzoj këtë mundësi këtu.

Do të jap gjithçka nga vetja, maksimumin tim. Kam shumë përvojë dhe e di që këtu do të jap kontributin tim drejt synimeve të klubit”, ka thënë Behar Feta pas prezantimit..



Read it all at Bota Sot