Barcelona ka finalizuar transferimin e Marcus Rashford, pasi ka arritur një marrëveshje me Manchester United për nënshkrimin e sulmuesit anglez.
Sipas gazetës katalunase Sport, drejtuesit e klubit katalanas planifikojnë ta prezantojnë Rashfordin si yllin e madh të merkatos verore më 22 ose 23 korrik.
Rashford ka dhënë miratimin për transferimin dhe tani po përgatitet të udhëtojë drejt Spanjës, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës.
Barcelona dëshiron që ai të bashkohet sa më parë me ekipin në stërvitje dhe të jetë pjesë e skuadrës që më 24 korrik do të niset për turneun parasezonal në Japoni.
Kalimi i Rashford në “Camp Nou” shihet si një hap i madh për të dy palët, sidomos për lojtarin që kërkon një fillim të ri pas një sezoni të vështirë me “Djajtë e Kuq”.
Në sezonin 2024/25, Rashford zhvilloi 41 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe dhënë 9 asistime për Manchester Unitedin dhe Aston Villan ku ishte i huazuar nga janari.
Barcelona shpreson se 26-vjeçari do të sjellë dinamizëm dhe eksperiencë në repartin ofensivë, duke rritur konkurrencën në skuadër nën drejtimin e trajnerit të ri, Hansi Flick.