Sot, rreth orës 11:15 policia ka pranuar informacionin se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është dërguar një person mashkull, A.P., 62 vjeç, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij.
Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
Hetimet janë në zhvillim dhe për detaje të mëtejshme do të informoheni nga Sektori Rajonal i Hetimeve.