Tifogrupi që mbështet Shkëpin, “Shvercerat”, është prej disa ditësh kundër mënyrës si klubi po funksionon. Fillimisht kishte deklaratë zyrtare kundër presidentit Olgun Ajdin dhe më pas erdhi ndërprerja e stërvitjes.
Sot lajmet vijnë pozitive nga tifogrupi shqiptar. “Shvercerat” tregojnë se pas takimit me klubin, është pranuar që të kenë përfaqësues në kryesi ndër të tjera.
Njoftimi i “Shvercerave”:
“SHVERCERAT ARRIN MARVESHJE ME KRYESINË E KLUBIT! Mbas një takimi të drejtëpërdrejt e pa filtra mes nesh dhe kryesisë së FC Shkupit, kërkuam dhe morëm atë që na takon! Gabimet nuk do të përsëriten këtë herë loja është ndryshe!
Kërkuam që në strukturën e re të klubit të jenë 3 përfaqësues nga vetë Shvercerat, të zgjedhur direkt nga tifogrupi jo më vendime pas shpine, tash e tutje çdo hap me ne! Kishim edhe kërkesa tjera që u pranuan dhe krejt do t’i sqarojmë në mbledhjen që po vjen!
S’ka më terr, gjithçka do të dalë në dritë! Sot në ora 18:00 krejt te stadiumi!
Ndeshja miqësore: FC Shkupi vs Brera Pas ndeshjes, mbledhje e rëndësishme ku do flasim qartë për marrëveshjen dhe hapat e ardhshëm.
Mos mungo! Nuk ka më vend për spektatorë, ose je pjesë, ose je jashtë! Krejt bashkë, një zë, një qëndrim për FC Shkupin dhe Shvercerat! SHVERCERAT ZEMRA E QYTETIT, TRURI I KLUBIT!”