Broja në udhëkryq

- Bota Sot

Broja në udhëkryq

U bën muaj të shumtë tashmë që një prej sulmuesëve me pritshmëritë më të mëdha të kësaj periudhe të kombëtares kuqezi, si Armando Broja, nuk po arrin të stabilizohet në një skudër dhe kjo falë luahtjeve të paraqitjes së tij. Ajo që dihet me 100% siguri është largimi i shqiptarit nga Chelsea, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca.

Emri i Brojës për lidhur me disa ekipe këtë verë nga liga të ndryshme, si ato në Angli, ashtu dhe jashtë saj, si PSV dhe Ajax në Eredivisie, Stuttgart dhe Leipzig në Bundesligë dhe së fundmi ka dhe një ekip nga Serie A që interesohet për sulmuesin kuqezi.

Sipas asaj që raporton Nicolo Schira, është pikërisht klubi i Parmës që kërkon sulmuesin kuqezi, por ende nuk bëhet e ditur nëse e do në formë huazimi, apo të blejë përfundimisht kartonin e tij.

Megjithatë, duket e vështirë ardhja e Armando Brojës në Serie A, pasi sulmuesi duket i vendosur për të qëndruar ende në Angli. Gjithsesi, ditët në vijim pritet të vendoset përfundimisht fati i sulmuesit kuqezi.

 



Read it all at Bota Sot