Një skuadër arbitrash shqiptarë do të gjykojë sfidën Anderlecht-Hacken

- Bota Sot

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të gjykojë sfidën Anderlecht-Hacken

UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të gjykojnë ndeshjet e para të turit të dytë të Europa League.

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën Anderlecht-Hacken, që do të luhet në 24 korrik në orën 20:00 në Bruksel.

Eldorjan Hamiti do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj asistentët e tij. Erjon Bastari do të jetë gjyqtar i katërt, Kreshnik Bajramaj do të jetë arbitri i VAR, ndërsa Olsion Yzeiraj asistent i VAR.

Prezenca e gjyqtarëve shqiptarë në kompeticionet e UEFA-s tashmë është kthyer në diçka normale, pasi çdo javë ka arbitra shqiptarë që vendosin drejtësi në sfidat europiane.



Read it all at Bota Sot