Tërhiqet nga gara për Woltemade pasi do të fokusohet në tratativën për Luis Diasin!
Transferimi i Luis Diaz në Mynih është prioritet absolut për drejtuesit e Bayern, të cilët sot kanë vendosur që të tërhiqen nga pista që i dërgon te Woltemade.
Sipas medieve gjermane klubi bavarez kërkon të finalizojë transferimin e sulmuesit të Liverpool dhe për këtë motiv është fokusuar në përpilimin e një oferte të tretë, e cila pritet që të jetë vendimtare në sigurimin e shërbimeve të Diaz, të cilin e pret një kontratë pesë vjeçare në Mynih.
Sa i përket Nick Woltemade mendohet se transferimi i sulmuesit të Shtutgart nuk është më një prioritet për drejtuesit e Bayern-it, të cilët nuk kanë ndër mend që të mbipaguajnë për shërbimet e 23-vjeçarit edhe pse e shikojnë si pasuesin ideal të Harry Kane në majën e sulmit.