Vëllezërit Prekazi nuk e harrojnë Trepçën

- Bota Sot

Vëllezërit Prekazi nuk e harrojnë Trepçën

Prekazët tradicionalisht janë të lidhur me klubin e futbollit Trepça nga Mitrovica.

Mentor e Erton, dy djemtë e ish gjyqtarit të mirënjohur, Nysret Prekazi, nuk e harrojnë Trepçën, duke e ndihmuar edhe në aspektin e rekuizitave.

Mentor e Erton Prekazi, janë të lidhur emocionalisht me Trepçën, kur kihet parasysh se nga ky klub i madh dolën emrat të mëdhenj të lojës më të popullarizuar në botë. 

“Ju njoftojmë se KF Trepça ka arritur bashkëpunimin për sponsorizimin e rekuizitave me brendin e mirënjohur ndërkombëtar Patrick me bazë në Belgjikë, i përfaqesuar nga z. Rainer Geerts.

Ky bashkëpunim është i mundësuar në koordinim me Mitrovicasin Mentor Prekazi i cili jeton dhe vepron në Gjermani dhe njëkohësisht është djali i ish-gjyqtarit të mirënjohur Kosovar Nustret Prekazi, i cili ka dhënë një kontribut të madh në këtë projekt.

Në të ardhmen e afërt pritet edhe hapja e një dyqani zyrtar të Patrick në Kosovë, ku kryetari i klubit tonë Avni Haxhiu do të jetë personi i autorizuar për hapjën e këtij dyqani, ku do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë sportdashësit dhe përkrahësit e klubit tonë”, njofton KF Trepça.



Read it all at Bota Sot