Tashmë është zyrtare: Qazim Laçi është lojtari më i ri i Çaykur Rizespor në Superligën turke.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka kaluar me sukses vizitat mjekësore ditën e sotme dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e ri.
“Çaykur Rizespor ka nënshkruar me lojtarin shqiptar Qazim Laçi. Pas arritjes së një marrëveshjeje me Sparta Pragën, mesfushori me përvojë Laçi ka mbërritur në Turqi.
Pas protokolleve të nënshkruara me Sparta Pragën dhe lojtarin, Laçi nënshkroi një kontratë tre-vjeçare.
Laçi, i cili luan edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, luajti në 50 ndeshje për Sparta Pragën sezonin e kaluar, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën Çeke dhe Kupën Çeke. Ne e mirëpresim nënshkrimin tonë të ri, Qazim Laçin, dhe i urojmë suksese”, shkruhet në njoftimin e klubit turk.