Eintracht Frankfurti ka arkëtuar 400 milionë euro nga shitja e sulmuesve

- Bota Sot

Eintracht Frankfurti ka arkëtuar 400 milionë euro nga shitja e sulmuesve

Nga Haller te Ekitike, pa harruar Jovic dhe Kolo Muani: Eintracht Frankfurti po zhvillon sulmues të nivelit të lartë, që klubet e tjera i blejnë me shifra të mëdha.

Në 5 vitet e fundit klubi gjerman ka shpenzuar 50 milionë euro për sulmin dhe ka arkëtuar plot 400 milionë nga shitja e lojtarëve të këtij reparti.

Me shitjen e Hugo Ekitike te Liverpuli, lista e sulmuesve që janë larguar nga Eintracht Frankfurt për tarifa marramendëse vitet e fundit është rritur.

Përparimi i gjermanëve, erdhi në vitin 2016, me ardhjen e Fredi Bobic si drejtues dhe forcimin e ekipit të tyre të vëzhgimit: vetëm në pak vite, ekipi është bërë një nga klubet elitare në futbollin gjerman. Pesë vitet e fundit të tregut të sulmuesve kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm.

Haller u ble për 12 milionë dhe u shit te West Ham për 50 milionë. Luka Jovic u ble 22 milionë dhe u shit te Reali për 63 milionë euro. André Silva u ble 3 milionë dhe u shit 23 milionë. Randal Kolo Muani u bashkua me Eintrachtin si lojtar i lirë dhe u shit plot 95 milionë euro.

Omar Marmoush u shit te Manchester City për 80 milionë, edhe ai erdhi si lojtar i lirë në Frankfurt. Dhe së fundmi Ekitike, që u shit te Liverpuli për 95 milionë euro.



Read it all at Bota Sot