Sezonin e fundit u regjistruan 1800 arrestime

- Bota Sot

Sezonin e fundit u regjistruan 1800 arrestime

A ju shkon mendja se cili është klubi anglez, me numrin më të lartë të tifozëve të arrestuar për incidente të lidhura me futbollin gjatë sezonit 2024-2025? Në fakt, sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Ministria e Brendshme Britanike, është Mançester Junajtid.

Konkretisht, sezonin e fundit u regjistruan 1.803 arrestime të lidhura me futbollin, që përfshinin mbështetës të klubeve në gjashtë ligat kryesore të Anglisë.

Pati një rënie prej 12%, krahasuar me sezonin 2023-2024 (2043). Klubi, tifozët e të cilit u arrestuan më shumë, ishte ai i Junajtid me 121, i ndjekur nga Siti me 94 dhe Uest Hem me 77, që kryesonte listën për tre vitet e fundit radhazi.

Ndërkohë, Arsenali regjistroi rënien më të madhe të arrestimeve krahasuar me sezonin e kaluar: 43 më pak. Kurse Aston Vila pa rritjen më të madhe, duke shkuar nga 26 në 71.

Lloji më i zakonshëm i arrestimit ishte çrregullimi publik (32%), i ndjekur nga çrregullimi i dhunshëm (22%) dhe posedimi i drogave të kategorisë A (19%).

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme në Britani zbuluan gjithashtu edhe një rritje të arrestimeve, që janë të lidhura me ndeshjet nëpër kompeticionet europiane.



Read it all at Bota Sot