Ferizaj po përgatitet për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Djelmoshat e kryetrajnerit Arsim Abazi do të vazhdojnë përgatitjet në Bansko.
“Skuadra sot ka udhëtuar drejt Banskos në Bullgari për të vazhduar fazën përgatitore para fillimit të stinorit të ri.
Pas përfundimit të fazës përgatitore në Ohër, ekipi ka zgjedhur të vazhdojë në Bansko.
Gjatë qëndrimit në Bullgari, janë të planifikuara tri ndeshje miqësore, që do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar formën e lojtarëve dhe për të forcuar harmoninë e skuadrës”, njofton mes të tjera FC Ferizaj.