Arne Slot nuk i fton dy yjet e skuadrës për turneun parasezonal – largimi i tyre i ‘pashmangshëm’
Liverpool ka publikuar listën me 29 lojtarë për turneun para-sezonal në Azi, por mungojnë dy emra të rëndësishëm.
Deri tani, “The Reds” kanë luajtur dy miqësore, duke fituar bindshëm ndaj Preston dhe Stoke City me një total prej 8 golash të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar.
Tani, skuadra e Arne Slot do të vazhdojë përgatitjet me ndeshje në Lindjen e Largët, ku do të përballet me AC Milan në Hong Kong dhe më pas me Yokohama F. Marinos në Japoni.
Lista e plotë u publikua në faqen zyrtare të klubit të dielën në mbrëmje, ku bien në sy dy mungesa të mëdha.
Luis Diaz, që po kërkohet me ngulm nga Bayern Munich, nuk është përfshirë, çka shihet si një shenjë e qartë se ai është pranë largimit. Ai nuk u përfshi as në fitoren 5-0 ndaj Stoke City, ndërsa Bayern ka pasur një ofertë prej 58.5 milionë paund të refuzuar.
Por edhe Federico Chiesa nuk është përfshirë në udhëtim. Sipas Fabrizio Romano, italiani pritet të largohet këtë verë, edhe pse shënoi një gol ndaj Stoke. Chiesa u transferua verën e kaluar për rreth 10 milionë paund, por luajti vetëm 12 ndeshje dhe shënoi një gol. Sipas James Pearce nga The Athletic, mungesa e tij lidhet me një problem të vogël fizik, por shumë tifozë besojnë se ai, ashtu si Diaz, është drejt largimit.
Komentet e tifozëve në rrjete sociale nuk kanë munguar:
“Mund të dëgjojnë të qarat e mia në Liverpool nga ky lajm.”
“Isha mirë derisa e pashë këtë.”
“Nëse largohet edhe Chiesa, na duhet patjetër një tjetër sulmues.”
“Jo Chiesa, nuk dua të largohet ai.”
Në listë janë emra të rëndësishëm si Virgil van Dijk, Alisson Becker dhe Mo Salah, si dhe blerjet e reja Florian Wirtz, Jeremie Frimpong dhe Milos Kerkez.
Një detaj interesant është përdorimi i Dominik Szoboszlai si mbrojtës i djathtë në ndeshjen kundër Stoke.
Lista e plotë e Liverpool për turneun në Azi:
Alisson, Gomez, Endo, Van Dijk, Konate, Diaz, Szoboszlai, Nunez, Mac Allister, Salah, Jones, Gakpo, Elliott, Tsimikas, Robertson, Gravenberch, Doak, Woodman, Mamardashvili, Kerkez, Wirtz, Frimpong, Pecsi, Ngumoha, Misciur, Morton, Bradley, Stephenson, Nyoni.