Asgjë konkrete për Brojën, skenari më i keq është në Francë

- Bota Sot

Asgjë konkrete për Brojën, skenari më i keq është në Francë

Shumë aludime janë ngritur mbi të ardhmen e Armando Brojës, por asgjë konkrete deri në këtë pikë.

Sulmuesi i Shqipwrisë nuk ka një të ardhme të sigurtë.

Edhe pse është në pronësi të Chelesa, ka kohët që trajneri Maresca e ka nxjerrë lojtarin jashtë planeve. U përfolën Leipzig, Wolfsburg, Stuttgart apo Parma, por vetëm interesim në “letër”.

Nga mediat pranë “Bluve” të Londrës thuhet se asnjë ofertë nuk ka mbërritur për 23-vjeçarin.

Në rastin më të keq, nëse Armando Broja nuk gjen dot ekip të ri, Chelsea është i gatshëm ta transferojë me formulë huazimi te ekipi “satelit” në Francë, Strasborug në Ligue 1.



Read it all at Bota Sot