Skuadra e Superligës turke, Çaykur Rizespor, ka konfirmuar nënshkrimin e një kontrate 3-vjeçare me mesfushorin shqiptar Qazim Laçi, raporton Anadolu Agency.
Në një komunikatë zyrtare, klubi gjelbër-blu bëri të ditur se pas arritjes së marrëveshjes me Sparta Pragën, Laçi ka mbërritur në Turqi ku ka përfunduar me sukses kontrollin mjekësor në Spitalin Acıbadem Fulya.
“Pas protokolleve të nënshkruara me Sparta Pragën dhe vetë lojtarin, Qazim Laçi firmosi një kontratë 3-vjeçare. Mesfushori, që është edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare, zhvilloi 50 ndeshje sezonin e kaluar me ekipin çek, duke përfshirë paraqitje në Ligën e Kampionëve, Ligën Çeke dhe Kupën Çeke.
Ne e mirëpresim transferimin e ri dhe i urojmë shumë suksese me fanellën tonë,” thuhet në deklaratën e klubit turk.