Të hënën në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Në emër të FFK-së, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, uroi suksese të gjitha klubeve pjesëmarrëse, duke apeluar për organizim sa më të mirë dhe respektim të rregullave për mbarëvajtjen e garës gjatë gjithë sezonit.
Pas tërheqjes së shortit, janë bërë të ditura përballjet e javës së parë të Superligës së Kosovës, të cilat premtojnë emocione që në start.
Sezoni i ri nis zyrtarisht më 16 gusht. Me rivalitet të lartë dhe objektiva të mëdha për shumë skuadra, pritet një kampionat tepër interesant dhe i ‘luftuar’ në të tri frontet, titullin kampionit, Kupën e Kosovës, daljen në Evropë dhe mbijetesën në elitën e futbollit tonë.
Xhiroja e parë
Takohen:
Dukagjini – Prishtina
Gjilani – Ballkani
Malisheva – Prishtina e Re
Ferizaj – Drita
Drenica – Llapi