Hidhet shorti i Superligës, klubet shpalosin synimet e tyre

- Bota Sot

Hidhet shorti i Superligës, klubet shpalosin synimet e tyre

Tashmë janë mësuar çiftet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futbollit për edicionin 2025/26 ku vëmendja kryesor do të jenë tek përballja derbi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkani.

Drita nga ana tjetër do ta nis mbrojtjen e titullit me ballafaqimin kundër Ferizajt në udhëtim.

Llapi, skuadër e cila pati një sezon zhgënjyes, do ta nis edicionin e ri kundër Drenicës.

Përfaqësuesi i KF Llapit, Petrit Miftari theksoi pas shortit se skuadra nga Podujeva në edicionin e ri synon të kthehet në top pesëshen e Superligës së Kosovës.

Miftari: Llapi synon pesëshen e parë të Superligës

“Ndeshja e parë kundër Drenicës do të jetë në ndeshje e mirë. Drenica tashmë është rikthyer në Superligë, aty ku edhe e ka vendin, shpresojmë që të jetë mirë, janë vetëm ndeshjet e para dhe të shohim se si do të shkojë...Sezoni i kaluar nuk ka ecur mirë ashtu siç kemi dashur apo siç i kemi pasur pritjet, këtë sezonin normalisht që e kemi bërë një ekip të mirë, kemi bërë disa transfere dhe largime që ne mendojmë se janë të duhura për ne dhe shpresojmë që të jemi në pesëshen e parë dhe të tjerat çfarëdo që vie do të jenë të mirëseardhura”, tha fillimisht Miftari.

Ai theksoi se sa i përket transferimeve, Llapi mund ta bëjë edhe një goditje tjetër, por tashmë 90 përqind transferimeve është e kompletuar.

Miftari: 90 përqind e transferimeve te Llapi janë të përfunduara

“Për momentin pothuajse 90 përqind të transferove janë përfunduar, mund ta kemi edhe një ndoshta më së shumti që jemi ende në bisedime por që 90 përqind e transferove janë përfunduar dhe është kompletuar skuadra dhe tani jemi duke u përgatitur për fillimin e kampionatit”, theksoi Miftari.

Ndërsa Sekretari i klubit të futbollit “Gjilani”, Mirand Avdiu, deklaroi se pas disa sezoneve të dobëta, kjo skuadër ka bërë përgatitjet në atë nivel sa që synon rikthimin në garat evropiane.

Avdiu: Gjylanin synon rikthimin në garat Evropiane

“Ne e dimë që do të luajmë me të gjitha ekipet si në fillim si më vonë, e jona është që të përgatitemi prej ndeshjes së parë për secilën ndeshje. Dihet që Ballkani në ndeshjen e parë na vjen në Gjilan, është ndeshje e vështirë sikur të gjitha ndeshjet tjera por tani kampionati është bërë prej të gjitha ekipeve shumë i fortë sikur Ballkani sikur të gjitha ekipet që na vijnë ose shkojmë ne mysafir të luajmë do të jenë ndeshje të vështira. Shpresojmë që do ta nisim kampionatin mirë, kemi punuar intensivisht komplet kryesia ose ekipi për të filluar mirë edhe besoj që ta hapim s amë mirë kampionatin dhe shpresojmë në fitore prej xhiros së parë deri në fund...Gjilani objektivin kryesor e ka pjesëmarrjen në Evropë dhe pozitat lartë në tabelë, nuk mund të them tani se do të luftojmë për vend tëe parë, të dytë, të tretë apo diçka por do të luftojmë maksimalisht për të shkuar fillimisht në Evropë, por pasta të shohim, çfarë del më shumë është e mirëseardhur, kemi punuar në atë aspekt por më së miri është t’ia lëmë të gjitha kohës”, theksoi Avdiu.

Sezoni i ri fillon më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht 2025



Read it all at Bota Sot