Dhunë në Britani, përshkallëzohet protesta kundër emigrantëve në rrethinat e Londrës

- Bota Sot

Dhunë në Britani, përshkallëzohet protesta kundër emigrantëve në rrethinat e Londrës

Një qytezë në rrethinat e Londrës u trondit nga protesta të dhunshme që vunë në shënjestër një hotel ku strehoheshin azilkërkues.

Policia e Eseksit deklaroi se vuri në pranga 6 persona në lokalitetin Eping, përfshirë 4 të dyshuar për përfshirje në prishje të dhunshme të rendit publik.

Oficerët patrulluan zonën përreth hotelit përgjatë gjithë natës, deri në mëngjesin e së hënës, pasi kishin dhënë një urdhër për shpërndarjen e turmave.

Me parullat “Shpëtoni fëmijët tanë” dhe “Dërgojini në shtëpi”, mbi 100 demonstrues, disa prej të cilëve me flamujt e Anglisë në duar, u mblodhën përreth hotelit ku strehoheshin azilkërkuesit.

Protesta u përshkallëzua me bomba molotov dhe shashka të hedhura ndaj trupave dhe furgonëve të policisë, që kishin bllokuar hyrjen për në hotel.

Agjentët i erdhën në ndihmë një gruaje anti-protestuese, e cila në fillim u rrethua nga manifestuesit.

Përpara demonstratës së të dielës, policia kishte dhënë një urdhër që detyronte protestuesit të hiqnin maskat me të cilat mbulonin fytyrën.

Më pas, autoritetet dhanë një urdhër tjetër që demonstruesit të largoheshin nga hoteli, i cili qëndroi në fuqi deri në orën 4 të mëngjesit të së hënës.

Protestat mbrëmjen e së dielës ishin të dytat brenda 4 ditëve, të nxitura nga lajmi se një emigrant kishte dhunuar seksualisht një banore vendase.



Read it all at Bota Sot