Sulmet e mëdha me dronë ukrainasë ndaj Rusisë shkaktuan kaos në aeroportet kryesore që i shërbenin Moskës të hënën, me mijëra pasagjerë që prisnin në radhë ose flinin në dysheme pasi fluturimet u anuluan ose u vonuan, raportuan mediat ruse.
Videot e publikuara nga mediat ruse treguan njerëz që flinin në dyshemenë e Sheremetyevo-s, aeroportit më të ngarkuar të Rusisë për nga numri i pasagjerëve, mes radhëve të gjata, shkruajnë mediat e huaja.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte rrëzuar 117 dronë gjatë natës, përfshirë 30 mbi rajonin e Moskës, pasi kishte rrëzuar 172 dronë, përfshirë 30 mbi rajonin e Moskës, një ditë më parë.
Autoriteti i aviacionit civil të Rusisë, Rosaviatsiya, vendosi shkurtimisht kufizime në fluturimet gjatë natës në aeroportet kryesore të Moskës – Sheremetyevo, Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovskiy.
Disa mijëra njerëz mbetën të bllokuar në lindjen e largët të Rusisë për shkak të anulimit të fluturimeve në Rusinë Evropiane, ndërsa trena shtesë u vunë në lëvizje për të sjellë pasagjerët përsëri në Moskë nga qyteti verior rus i Shën Petersburgut, thanë mediat ruse.