Futbollisti kosovar Amar Gërxhaliu tashmë edhe zyrtarisht është bërë më ekip të ri.
Gërxhaliu është bërë pjesë e Erzurumsporit, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Lajmin për transferimin e 23-vjeçarit e bën me dije vet faqja zyrtare e klubit turk përmes një video të publikuar në Instagram.
Kujtojmë se Gërxhaliu ishte futbollist i lirë në treg pas skadimit të kontratës me Antalyaspor dhe kështu i është bashkuar Erzurumsporit si lojtar i lirë.
Ai kishte marrë ftesë nga Kosova në vitin 2023 nga përzgjedhësi i atëhershëm Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës.
Më 15 shtator 2022, Gërxhaliu mori thirrje nga Kosova U21 për një kamp stërvitor të mbajtur në Antalia të Turqisë dhe luajti një ndeshje miqësore kundër Grenlandës.