Vëllaznimi i Gjakovës përforcohet me futbollistin Dardan Jashari.
Lajmi konfirmohet nga klubi kuqezinj, që ka synime të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.
“Dardan Jashari vjen si përforcim i ri për repartin defansiv të Vëllaznimit.
Me lidership dhe vizion të qartë në fushë, ai është gati të jap maksimumin!”, thuhet në njoftimin KF Vëllaznimit.
Jashari është krenar që do të jetë pjesë e klubit me renome, duke thënë: “Sot, me shumë krenari, ju njoftoj se jam edhe zyrtarisht futbollist i skuadrës me shumë histori, KF Vëllaznimi.
Është nder të vesh fanellën e kuqezinjëve, klub me traditë e pasion të madh për futbollin.
Do të jap maksimumin tim në garën në Ligën e Parë, me një synim të vetëm: ta rikthejmë Vëllaznimin aty ku e ka vendin – në Superligë!
Forca Vëllaznimi, na priftë e mbara!”.