Dinamo ka përforcuar mesfushën me transferimin e Ledio Beqjës.
Ish-mesfushori i Teutës është larguar përfundimisht nga ETO FC Győr për t’u rikthyer për herë të dytë në Superiore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dinamo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit.
Edhe pse kishte kontratë deri në qershor të vitit 2028 me ekipin hungarez, Beqja u transferua te dinamovitët.