Arsenali është përfolur si kandidati kryesor

- Bota Sot

Arsenali është përfolur si kandidati kryesor

Viktor Gyokeres zhvilloi një sezon spektakolar me Sportingun, duke spikatur si një nga lojtarët më produktivë në Europë. Me 54 gola në 52 ndeshje dhe 13 asistime, Gyokeres ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve të futbollit. Vetëm në kampionatin portugez, ai ka realizuar 39 gola në 33 ndeshje, shifra që flasin për një “bomber” të klasit të parë.

Prej javësh, Arsenali është përfolur si kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar, në një përpjekje për të forcuar fazën ofensive dhe për të rikthyer skuadrën në majat e Premier League. Por tratativa është shoqëruar me ndalesa të herëpashershme, duke e kthyer transferimin në një telenovelë të vërtetë verore.

Megjithatë, “Topçinjtë” nuk janë të vetmit në garë. Sipas gazetës portugeze A Bola, edhe Manchester United është futur fuqishëm në garë për Gyökeres. “Djajtë e Kuq”, pas një sezoni zhgënjyes dhe pa trofe, kërkojnë një përforcim të rëndësishëm në repartin e sulmit dhe shohin te suedezi njeriun e duhur për rikthimin te rezultatet pozitive.

Një detaj interesant është se Gyökeres mund të mirëpriste një bashkëpunim të ri me trajnerin Ruben Amorim, nëse ky i fundit i bashkohet United, duke i shtuar edhe më shumë intensitet kësaj gare merkatoje mes dy rivalëve të mëdhenj të Premier League.



Read it all at Bota Sot