E ardhmja e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, vazhdon të mbetet e paqartë dhe është kthyer në një rebus për merkaton e verës.
Pavarësisht interesimit që ka ekzistuar për lojtarin, deri tani Interi nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete që të përmbushë kërkesat financiare të klubit.
Sipas burimeve pranë klubit zikaltër, Interi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga Asllani për më pak se 20 milionë euro. Kjo shumë konsiderohet e lartë nga disa prej klubeve të interesuara, përfshirë Fiorentinën, e cila raportohet se është tërhequr nga gara pikërisht për këtë arsye.
Për momentin, asnjë klub tjetër nuk ka bërë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit, i cili mbetet nën kontratë me Interin dhe në pritje të zhvillimeve të reja.