Irina Podnosova, kryetarja e Gjykatës Supreme të Rusisë, ka ndërruar jetë papritur në moshën 71-vjeçare në Moskë, duke shkaktuar reagime të shumta në qarqet gjyqësore dhe politike të vendit.
Podnosova u emërua në këtë post vetëm pak më shumë se një vit më parë, pas vdekjes po aq të papritur të paraardhëses së saj.
Emërimi i saj u bë personalisht nga presidenti rus, Vladimir Putin, me të cilin ajo ndante një histori të përbashkët akademike – të dy kishin studiuar drejtësi në të njëjtën periudhë, raporton themoscowtimes.
Karriera e saj në drejtësi ishte e gjatë dhe e shënuar nga një qëndrim i fortë institucional dhe besnikëria ndaj linjës zyrtare të Kremlinit.
Megjithatë, vdekja e saj e papritur, pas një kohe të shkurtër në krye të Gjykatës Supreme, ka ngritur pikëpyetje dhe ka nxitur spekulime në opinionin publik rus.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e vdekjes. Një deklaratë zyrtare pritet të bëhet në orët në vijim. /