Juventusi raportohet se është në prag të transferimit të Jadon Sancho-s nga Manchester United, pas javësh të tëra negociatash intensive.
Sipas “TMW”, ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur marrëveshje me klubin anglez për një shumë prej 15 milionë paund, shumë më e ulët nga ajo që fillimisht kërkonte United.
Fillimisht, Manchester United kërkonte 25 milionë paund për kartonin e anësorit anglez, por me Juventusin si i vetmi klub serioz, Man United u detyrua të ulë çmimin për ta realizuar marrëveshjen.
Jadon Sancho pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Juventusin, me vlerë totale 6 milionë euro, pa ndonjë opsion për zgjatje të mëtejshme. Bëhet fjalë për një rënie drastike në pagë, në krahasim me atë që përfitonte te Manchester United.
Gjithashtu, “Djajtë e Kuq” do të zhvillojnë bisedime me lojtarin për një kompensim financiar lidhur me vitin e fundit të kontratës së tij ekzistuese, që ende është në fuqi.
Pas një periudhe të vështirë te Manchester United, ku mungesa e formës dhe problemet me trajnerin ndikuan negativisht në karrierën e tij, kthimi në Serie A shihet si një shans për ringjallje për Sancho-n.
Juventusi po e sheh atë si përforcim të rëndësishëm për krahët e sulmit, në përpjekje për të rikthyer lavdinë në Itali dhe Evropë.