Alex Frei habit për Xherdan Shaqirin: Do ta kuptojmë mirë këtë

- Bota Sot

Alex Frei habit për Xherdan Shaqirin: Do ta kuptojmë mirë këtë

 Ish futbollisti i mirënjohur zviceran, Alex Frei, ka folur rreth sezonit të ardhshëm.

“Alex Frei, ka luajtur 217 ndeshje në Superligën e Zvicrës dhe ka fituar katër tituj lige.

Pak veta e dijnë më mirë se çfarë do të duhej për ta nisur sezonin me sukses. Në episodin e fundit të podkastit ‘FORZA’, golashënuesi rekordmen - kombëtar flet me redaktorin e futbollit të “Blick”, Tobias Wedermann, dhe reporterin e futbollit Florian Raz rreth sezonit të ardhshëm dhe vlerësimit të tij aktual të dymbëdhjetë klubeve”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Frei ka befasuar me deklaratë për yllin e Baselit, Xherdan Shaqirin,  

"Besoj se FC Baseli do ta fillojë sezonin fuqishëm.

Është e qartë për mua se Xherdan Shaqiri nuk do të luajë çdo ndeshje në çdo garë. Do ta kuptojmë mirë këtë", tha mes të tjera Frei.



Read it all at Bota Sot