Krasniqi transferohet te Juventusi

- Bota Sot

Krasniqi transferohet te Juventusi

Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women.

Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me 16-vjeçaren, e cila ka firmosur kontratë afatgjatë deri më 30 qershor 2028.

Krasniqi i është bashkuar gjigantit nga Torino nga klubi suedez Goteborg, ku shkëlqeu sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave evropiane. Juventusi e sheh atë si një nga futbollistet më premtuese të brezit të ri.

“Pasi sapo mbushi 16 vjet në muajin qershor, Rona Krasniqi konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në futbollin suedez,” thuhet në njoftimin e Juventusit.

Sulmuesja do të jetë pjesë e skuadrës U19 për sezonin 2025/26.



Read it all at Bota Sot