Pavarësisht dështimit në sezonin e kaluar, kur për herë të parë pas shumë vitesh rresht, doli pa asnjë trofe, Manchester City, me siguri që sezonin e ardhshëm do jetë një nga ekipet pretendente për të fituar titullin në Premier League si dhe trofetë e tjerë.
Një nga pikat e dobëta të City-t të Guardiolës është porta. Ederson ka bërë paraqitje zhgënjyese sezonin e kaluar, shpeshherë dhe fajtor në lëniën e pikëve në fushën e lojës.
Për këtë arsye, Man. City ka vendosur ta mbyllë këtu rrugëtimin me Ederson dhe të sigurojë një portier të ri. Pep Guardiola ka zgjedhur Diogo Costa-n, portierin portugez të cilin Porto e vlerëson 75 milionë euro.
Man. City ka tentuar edhe më parë për të transferuar 25-vjeçarin, por oferta prej 60 milionë eurosh u refuzua direkt nga Porto. Klubi portugez është i vendosur të lejojë largimin e portierit të tyre vetëm nëse paguhet klauzola e tij, që është 75 milionë euro.
Përveç Costa, Manchester City po monitoron edhe emra të tjerë si James Trafford, megjithëse portugezi duket të jetë zgjedhja më e fortë dhe për të cilin Pep Guardiola po insiston më shumë.