Beshiktashi do lojtarin e Milanit

- Bota Sot

Beshiktashi do lojtarin e Milanit

Në kampin kuqezi nuk ka vetëm blerje të reja, por edhe përpjekje për të larguar lojtarët jashtë projektit teknik.

I fundit në listën e largimeve të pritshme është Emerson Rojal, mbrojtësi brazilian që nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të Milanit.

Sinjalet janë të qarta, Emersoni nuk është grumbulluar për turneun aziatik, një tregues se klubi është i vendosur për të gjetur një zgjidhje larg “San Siros”.

Sipas raportimeve të fundit, Beshiktashi ka paraqitur një kërkesë zyrtare për ta marrë Emersonin në huazim.

Klubi turk po kërkon përforcime në prapavijë dhe e sheh brazilianin si një profil të përshtatshëm për sistemin e tij.



Read it all at Bota Sot