Autoritetet e Amsterdamit do të ndërtojnë shkallë të posaçme në muret shpesh të larta dhe të rrëshqitshme të kanaleve të qytetit – për t’u lejuar maceve të shpëtojnë veten pasi bien në ujë, raportoi sot e përditshmja “Het Parool”.
“Propozimi ka marrë dritën jeshile edhe nga këshilli bashkiak”, sipas gazetës “Het Parool” me seli në Amsterdam.
Plani për të ndërtuar “Kattentrapjes” u paraqit nga këshilltarja e qytetit, Judith Krom nga Partia për Kafshët (PvdD).
Ajo theksoi se rrugët ujore të Amsterdamit ishin bërë një kurth vdekjeprurës për macet, duke shtuar se vetëm në gjashtë muajt e fundit, ishin mbytur 19 kafshë.
Macet mund të vozisin dhe të qëndrojnë mbi ujë për një kohë të gjatë, por herët a vonë ato duhet të kthehen në tokë të thatë për të shmangur mbytjen.
Shërbimi i Shpëtimit të Kafshëve të Amsterdamit do të ndihmojë në identifikimin e kanaleve ku macet janë kryesisht në rrezik – përpara se të fillojnë punimet e ndërtimit.