Shkëndija e Tetovës ballëlart në takimin e parë të rrethit të dytë të kualfikueseve për Champions League në futboll.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, në cilësinë e vendasit e gjunjëzoi me rezultat 1:0 skuadrën e njohur rumune, Steaua.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin Arena në Shkup.
Futbollisti Ronaldo Webster është autor i golit të fitores, duke shënuar në minutën e 68-të.
Dy futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq, Kamer Qaka i Shkëndijes në minutën e 70-të dhe Tanase (79’) i Steaua-s.
Shkëndija ka epërsinë minimale për sfidën e kthimit në Bukuresht.